Teknologjia
PROJEKTIMI
Garanci për objektin:
- godinat janë të projektuara për të përballuar tërmete deri në 9 Ballë të shkallës Rihter
- hekuri i përdorur është hekur SIDENOR S-500s
- betonet janë të klasave C25-30
- zbatimi i punimeve të karabinasë është kryer me cilësi dhe rigorozitet të lartë
- stafi inxhinjeriko-teknik është me përvojë 20-vjecare në fushën e zbatimi

Fasada e termike
Është sistem që mbështjell objektin me dy shtresa të jashtmetë ndara mes tyre me dhoma ajri. Një nga përfitimet e ketij sistemi është shtimi i jetëgjatësisë së objektit, sepse mundësohet mbrojtje nga faktorë klimatik, fizik dhe kimik. Kështu shtresa e brentshme është gjithmonë e mbrojtur dhe jashtë rrezikut. Është një investim shumë i volitshëm pasi ka efekte të ruajtjes së temperaturës konstante në ambjentet e brentshme duke minimizuar koston e faturave elektrike. Kjo e gjitha falë dhomës së ajrit e cila ul ndjeshëm përcjellshmërinë e temperaturës.
Ventrata
Si pjesë e synimeve tona për të patur sa më shumë hapsire me ndricim dhe ventilim natyral, vetratat jamë kthuer në një pjesë shumë e rëndësijshme në të gjitha projektet tona. Veçoria më e përzgjedhur, e sigurtë dhe koherente me standartet ndërkombëtare është ventrata e aluminit ose plastikës termike me dopio xham.


Muret perimetrale dhe ndarës
Muret ndarës mes apartamenteve që aplikojmë në ndërtim janë ndryshe të quajtura “mure sanduiç”,pasi janë të pajisura me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues dhe dhomë ajri mes tyre. Kjo veçori ofron qetësi, duke shmangur kalimin e zërave nga një apartament në tjetrin.
Instalime elektrike dhe hidrosanitare
Puna për instalimet fillon me një studim të kujdesshëm të projektit të mobilimit për çdo njësi, duke ju ofruar zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja.
Mbi bazën e këtij projekti hartohet projekti elektrik sipas të gjitha standarteve për ndriçimin, energjinë, linjat e telefonisë, internetit, antenave televizive etj.
Ndërkohë në projektimin e tualeteve, qëllimi i projektimit është sigurimi i dritës dhe ajrosjes natyrale dhe krijimi i hapësirave funksionale.
Sistemi i shkarkimit të ujrave i nënshtrohet një projektimi dhe zbatimi rigoroz, i cili nuk bën kompromis me zgjidhje të sforcuara. Paralelisht me projektuesit në çdo hap të ndërtimit, realizohet edhe konsulenca e nevojshme me klientin për kërkesa apo ndryshime të mundshme.
Materialet e instaluara janë të çertifikuara dhe sigurojnë jetëgjatësi maksimale, duke u përzgjedhur nga linjat e fundit të dizajnit bashkëkohor.


Sistem ngrohje/ftohje
Sistemi Multisplit aktualisht sistemi më efficient ofron Kontroll te gjithe hapesirave te apartamentit duke kontrolluar temperaturen ne menyre te pavarur ne secilen prej tyre. Ju keni mundesine te lidhni disa pajisje te brendshme kondicionimi me vetëm një pajisje të jashtme, duke kursyer keshtu hapesire të konsiderueshme. Ndërkohë ky sistem siguron eficence të plote dhe ne hapesira te medha lineare, per shkak te tubacioneve te instaluara. Instalimi i fshehur, i kryer qe ne fazen e ndertimit, siguron ruajtjen e objektit nga ndërhyje të mëvonshme në fasadë apo mure.
Dyert
Dyert kryesore të apartamenteve plotesojnë të gjithë standartat e sigurisë në një residence banimi dhe gjithashtu kanë një pamje elegante. Dyert e brendshme janë dyer druri tamburat, të realizuara sipas teknologjisë më të fundit.


Sistemi i ashensorëve
Sistemi i ashensorëve është i projektuar për të përballuar të gjithë lëvizjet e banorëve dhe lidh çdo kat të rezidencës me hyrjen dhe me parkimet.
Siguria dhe eficenca maksimale e levizjes së klienteve në objektet tona, janë qëllimi kryesor që nga faza e projektimit deri në atë të mirëmbajtjes së ashensorëve në jetëgjatësinë e projekteve.
Izolim akustik
Izolimi akustik sigurohet nga kombinimi i shumë elementëve të përdorur në ndërtimin e objekteve tona.
Fasada e ventiluar, sistemi kapot, muret perimetrale dhe vetratat janë të gjitha në standartet më të mira të ndërtimit.
